Hungarezët votojnë sot në referendum për vendosjen kuotave nga Bashkimi Europian për shpërndarjen e emigrantëve. Kryeministri që vjen nga partia e djathë Viktor Orban kundërshton planin në fjalë të unionit për të shpërndarë në total nga 160 mijë refugjatë. Sipas kësaj skeme Hungaria do t’u japë azil 1294 emigrantëve që vijnë nga shtetet në krizë. Sondazhet paraprake flasin për një mbështetje masive kundër pranimit të emigrantëve. Në mënyrë që rezultati i këtij votimi të jetë i vlefshëm numri i pjesëmarrësve në votime duhet të jetë mbi 50 %. Gjatë fluksit të emigrantëve ilegalë, Hungaria ishte një nga rrugëkalimet mes Ballkanit perëndimor dhe Gjermanisë. Më pas kryeministri Orban vendosi të mbyllë kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, duke sjellë reagimin e organizatave për të drejtat e njeriut. Kriza e refugjatëve konsiderohet si më e madhja me të cilët po përballet Bashkimi Europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *