Parlamenti i Hungarisë ka hedhur poshtë nje projektligj te qeverise se kryeministri Viktor Orban per te bllokuar hyrjen e emigranteve ne vend. Partia e tij Fidezh nuk arriti te marre te paktën edhe dy vota nga opozita per shumicën e nevojshme prej dy te tretash per te miratuar ligjin. Kjo ishte përpjekja me e fundit e kryeministrit Orban, i famshëm per lëvizjet e tij anti-europiane dhe shume konservator persa i përket refugjateve. E veçanta është se ai nuk ka gjetur as mbështetjen e partisë Xhobik, me linje te ashpër kundër emigranteve. Kjo force politike ne k3embim te mbështetjes se saj per projektligjin i kishte kërkuar qeverise miratimin e nje skeme per blerjen e shtetësisë me para, ku per 300 mije euro emigrantet e cilësuar te shëndetshëm financiarisht mund te fitojnë te drejtën per te jetuar ne Hungari. Kjo ishte përpjekja e dyte e dështuar per te bllokuar kuotat me detyrim te emigranteve per Hungarinë, vendosur nga Bashkimi Europian, pas dështimit ne fillim te tetorit ten je referendumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *