Drane Xhai, një ndër artistet më të njohura të humorit shkodran ka qenë e ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.

Aktorja nuk la pa komentuar dhe situatën me humorin në Shqipëri, ku nuk I kurseu as kritikat për kolegët.

 

“ Ka ndryshuar edhe si mendim humori edhe si mentalitet, si problematik edhe si struktur. Dikur nuk është bërë humor për humor, dikur nuk është lejuar banaliteti. Dikur humori ka qenë tamam humor , i mirëfilltë, i pastër, humor! Sot ka ndryshuar edhe koha edhe shijet, edhe këto trupa i përshtaten shijeve të spektatorit,  nuk i gjykoj.  Atëherë është punuar shumë, statusi i regjisorit më vete, skenaristi më vete. Sot marrin barsaleta i përpunojnë dhe i përshtasin për skenë. Dikur ka qenë shkrimtari që e ka bërë libretin e shfaqjes, dy- tre shkrimtarë” , ka deklaruar aktorja Drane Xhai.

Drania ka ndarë gjithashtu momentet e karrierës së saj, ku është ndalur edhe tek partneri i saj në skenë Gëzim Kruja.Mes emocioneve për sëmundjen e tij të rëndë ajo u shpreh:

 

“ Para pak ditësh kemi festuar 80 vjetorin e mjeshtrit Gëzim Kruja. Fatkeqësisht ai është i sëmurë. Atë gjënë më me vlerë që ka një artist edhe ccdo njeri i është dëmtuar aparati i të folurit dhe nuk mundet të flasë, vetëm shkruan”,  ka deklaruar Drania mes lotëve për kolegun e saj Gëzim Kruja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *