Atmosfere festive ne ditet e nderrimit te viteve ne Vizion Plus. Mbi 31 ore transmetime, 31 ore festa qe do ta shnderrojne ekranin e emocioneve te medha ne nje arene te vertete argetimi, muzike dhe humori.

Dita e fundit te 2019-es e nis me Pranvera Borakaj ne 7pa5. Jashte rutines se perditshme, e nisim diten e fundit te 2019-es me te ftuar special dhe biseda argetuese ne nje hapesire qe do tu mbaj te mberthyer pas ekranit deri ne oren 10.00.

Stafeta i kalon me pas programit rinor Next, me nje hapesire te vertete muzikore ku talentet e rinj vijne me interpretimet e tyre live duke e veshur studion me ngjyrat e verteta te festes. Enxhi Cuku dhe Elvi Nuhu, ju shoqerojne deri ne oren 17:00 duke e kaluar me pas festen tek Evi Reçi. Nje program i pergatitur enkas per kete dite special. Emisioni i fundit per 2019 i kushtohet atyre qe nuk festojne si gjithe te tjeret, por qe jane padyshim ata qe jane gjithmone ne sherbimin tone duke na i bere jeten me te sigurt.

Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli, vijne me “Fake Off” menjehere pas edicionit te fundit qendror informative. Ka qene nje vit i mbushur me ngjarje dhe lajme, por ato do te vijne ndryshe nen optiken e dy mjeshtrave te humorit shqiptar. Humori dhe batuta do t’ia lere vendin nje tjeter shoë satiric, I cili rikthehet pas nje pushimi te shkurter, Bora Zemani se bashku me Donaldin dhe Romeon, rikthehen me 3-shat ne nje puntate speciale me te ftuar pikant dhe humor te zgjedhur.

Vizioni 2020, do te jete shoë I madh I fundvitit ne Vizion Plus. Te gjithe programet i kemi vendosur ne nje varg muzikor plot hare, gezim dhe fantazi. Ne nderrimin e viteve do te jene edhe: Eranda Libohova, Redon Makashi, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku, Urban Band, Hitman and Rolla, Rovena Dilo e Valbona Mema si edhe te gjithe talentet e programit “Kendo Kengen time”. Nje atmosfere e vertete festive qe do tu mbaj te mberthyer pas ekranit deri ne oret e para te vitit te ri.

Por nuk perfundon ketu, pasi festa dhe humori nuk do te ndalet as ne diten e pare te 2020-es.

Departamenti i Informacionit, sjell specialen e fundvitit me ngjarjet me pikante te 2019-es, nga politika dhe aktualiteti.

Formati Nga e Para, ben bilancin e nje sezoni te suksesshem.

Nuk do te mund te mungonte ne diten e pare te vitit te ri, edhe shoë me i madh i humorit ne Vizion Plus. Agron Llakaj dhe kasti i tij qe na kane dhuruar aq shume buzeqeshje pergjate nje viti, rezervojne nje tjeter mbremje te madhe plot te qeshura e humor, e cila kete here do te vije nen emrin “Babaysh 2020”.

Mbremja e 2 janarit do te kushtohet serihs muzikes. Spektaklit Kendo Kengen time i bashkohen vellezerit Korcar, Endri dhe Stefi.

Mbremja e 3 Janarit do ti rezervohet dives se vertete te muzikes shqiptare, Aurela Gaçe. Koncerti i saj recital, nje ekskluzivitet i Vizion Plus starton ne oren 21:00.

Atmosferes se festave nuk do ti mungoje as magjia e kinemase dhe botes se serialeve. Romancat dhe komedite me te bukura te Krishtlindjeve do tu shoqerojne pergjate diteve te nderrimit te viteve. Ne ditet e para te 2020-es Vizion Plus sjell “Çfare fshehin syte e saj”, nje nder produksionet me te vleresuar e me te ndjekur nga publiku spanjoll ne vitin e fundit, me rreth 3.5 milion shikues. Bazuar ne nje histori te vertete, nje ekranizim i romanit te shkrimtares Nieves Herrero ky serial ka ne qender te tij nje histori dashurie te pazakonte per rrethet shoqerore te kohes.

Festa ka nisur tashme ne Vizion Plus, ndaj ju ftojme te gjitheve te beheni pjese e saj. Vizion Plus ekrani i emocioneve te medha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.