Kurkuma është një bimë që është bërë shumë e njohur për shkak të vetive të saj për të humbur peshë. Përveç kësaj, të gjithë ata që e përdorin tregojnë se është një mënyrë shumë e mirë për të rregulluar funksionet e metabolizmit vecanerisht te veshkat.

 

Si kurkuma ashtu edhe limoni kanë veti antioksidante dhe pastruese prandaj edhe ndihmojnë largimin e toksinave nga organizmi. Pija që po ju propozojmë më poshtë përmban, vitamina dhe minerale, është e këshillueshme për çdo lloj diete, – shkruan Living.

 

Kurkuma është një bimë e ngjashme me xhenxhefilin, janë të së njëjtës familje. Përmban proteina, fibra, vitamina A, C, E si dhe minerale si potasi, hekuri, magnezi, zinku, calcium etj.

 

Përbërësit e këtij çaji janë:

 

1 gotë ujë të ngrohtë (250 ml)
¼ lugë kafe me pluhur kurkumi
Lëngun e gjysmë limoni
Gjysmë luge mjaltë
Nëse doni mund të shtoni edhe pak kanellë

 

Shtojini të gjithë përbërësit në gotën e ujit, përziejini mirë dhe lëereni të pushoj për 5 minuta përpara se ta pini. Përdoreni këtë pije në mëngjes ose pas vakteve. Mund të pini dy gota në ditë për dy javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *