E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Humbje surprizë e Çelsit, fitojnë Totenham dhe Liverpul (video)

Çelsi bën një ndalese të papritur në javën e 30-të të kampionatit anglez duke u mundur në fushën e vet nga Cristal Palace 1-2. Skuadra e Kontes ka një distance të mirë sigurie në raport me Totenham dhe Man City dhe kjo është e vetmja arsye për të mos u alarmuar. Në Stamford Bridge goli shumë i shpejte i Fabregas dha përshtypjen e një ndeshje pa problem për vendasit, por bënë një reagim fantastik pasi në dy minuta 9 dhe 11 përmbysën gjithçka me anë të Zaha dhe Benteke.

 

 

Reklamë

Diferenca nga Totenham i vendit të dytë tani është ulur ne 7 pikë, pasi skuadra e Pocetinos fitoi 2-0 në fushën e Bernlit me gola të Dier dhe Min Son. Ngjitet ne vendin e trete me 59 pikë Liverpul që fitoi 3-1 derbin kundër Everton. Sadio Mane, Kutinjo dhe Origi ishin autor golash për të kuqte ndërsa për miqtë kishte barazuar përkohësisht Penington.

 

 

Manchetsre United beri një tjetër hap të gabuar në shtëpi që mund ti kushtoje rendë në luftën për zonën Champions. Skuadra e Murinjos barazoi 0-0 ndaj WBA e për pasojë qëndron ne vendin e 5 me 53 pikë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë