Tre ditë pas humbjes së madhe të opozitës në zgjedhje, kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë blu.

 

Meta po zhvillon një takim me liderin e demokratëve Sali Berisha.

 

Analiza e zgjedhjeve mësohet se do të jetë tema e diskutimit mes dyshes së koalicionit Bashkë Fitojmë.

 

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, koalicioni Meta-Berisha arriti të merrte vetëm 7 bashki, ndërsa pjesa tjetër u fitua nga mazhoranca socialiste.

 

Ndërsa PD zyrtare që u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj, doli forcë e tretë në këto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *