Politikë
Humbja e PD-së në zgjedhje, Mark Marku kërkon nisjen e protestave

Deputeti i zgjedhur për qarkun e Lezhës, Mark Marku kërkon nisjen e protestave. Kjo kërkesë vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Propozimin për zhvillimin e protestave, mëson “Vizion Plus”, Marku e bëri pasditen e kësaj të marte gjatë diskutimeve në selinë blu, ku kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi kandidatët për deputetë.
Më herët, Mark Marku ka thënë se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje, për shkak të pretendimeve se janë blerë votat, ndërsa parlajmëroi se opozita nuk do të heshtë përballë fitores së socialistëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




