E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Humbin jetën katër ushtarë izraelitë në Gaza

Katër ushtarë izraelit kanë humbur jetën këtë të martë gjatë luftimeve në veri të Gazës.

Ushtarët u identifikuan të moshës 20-22 vjeç, si Yehonatan Joni Keren nga Moledet, Nisim Meytal nga Hadera, Aviv Gilboa nga Neve Tzuf dhe Naor Haimov nga Rosh Ha’ayin.

Gjithashtu mediet e huaja raportojnë se një tjetër ushtar u plagos rëndë gjatë luftimeve. Ata të gjithë shërbyen në njësinë elitare Multidomain, ose Njësinë “Ghost”.

Forcat mbrojtëse izraelite janë duke hetur për më shumë detaje.

Vazhdo të lexosh