Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Qendrën e të Moshuarve në qytetin e Poliçanit. Dy te moshuar kanë humbur jetën, si pasojë e një zjarri që ka rënë në dhomën e tyre. Nëpërmjet një telefonate është njoftuar se, në një nga dhomat e azilit u gjeten pa jetë dy persona.

 

Nga hetimet e para mësohet se, Tahir Senka 84-vjeç, nga fshati Lybeshë dhe Mustafa Kaçeli 81-vjeç nga fshati Veleshnje, janë gjetur të pajetë. Një cigare e harruar e ndezur në krevatin e një prej viktimave dyshohet se është bërë shkak për rënien e zjarrit, që i ka marrë jetën të moshuarve.

 

Vetëm pasi janë pikasur shenjat e zjarrit,në dhomë kanë ndërhyrë kujdestarët e turnit të natës,të cilët nuk kanë lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera,por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar të Tahir Senken dhe Mustafa Kacelin.

 

Trupat e pajetë kanë mbërritur më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ndërsa Bashkia e qytetit të Poliçanit, që ka nën administrim qendrën ka deklaruar se ka pezulluar nga puna drejtoreshën dhe dy kujdestarët e turnit, deri në zbardhjen e plotë të hetimeve.

 

Paraditen e se hënës, organi i akuzës thirri për të dëshmuar drejtoreshën e qendrës, Aurora Doko.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *