E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Humbin jetën 8 alpinistë në Himalaje

Tetë alpinistë kanë humbur jetën pas një stuhie të ashpër që shkatërroi kampin e tyre në Himalaje.

 

Grupi pesë anëtarësh i ekspeditës dhe katër udhërrëfyes të Nepalit ishin të vendosur në kamp në malin Gurja, kur stuhia goditi. Ndërkohë informacionet paraprake bëjnë me dije se një helikopter shpëtues ka parë tetë trupat në gërmadhat e kampit, por nuk ka mundur të qëndrojë për shkak të motit të ligë.

 

Ndërsa mediat lokale raportuan se jugkoreani Kim Chang-ho, më i shpejti që ka arritur në 14 majet e botës pa përdorur boca të oksigjenit, është në mesin e të vdekurve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë