Subscribe

5 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 153 raste te reja pozitive, nga 836 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 57-vjeçare nga Kruja, një 60-vjeçar nga Bulqiza, një 62-vjeçar nga Lezha, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.”

Ndërkohë, janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 6888 që prej fillimit të epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2444

Durrës                    559

Shkodër                  373

Lezhë                     295

Elbasan                 274

Korçë                    237

Fier                       222

Vlorë                     189

Kukës                   143

Berat                     106

Gjirokastër           69

Dibër                     69

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *