E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Humbin jetën 4 pacientë të tjerë në Maqedoninë e Veriut

Rëndohet bilanci i viktimave në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit raportohet për katër të infektuar të tjerë që kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në total janë infektuar 1.858 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 110 pacientë.

Reklamë

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka rekomanduar qeverisë që të vendosë masa kufizuese prej 58 orëve për ditët e festive të Bajramit dhe të Shën Klimentit, dy festa këto që shënohen të dielën (24 maj) dhe të hënën (25 maj).

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se një propozim i tillë është dorëzuar në Qeveri, pasi në periudhën e kaluar masat nuk janë respektuar gjë që ka çuar në rritjen e rasteve me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë