Subscribe

Një aksident i rëndë u shënua në berat ku nëna së bashku me fëmijën e saj të mitur rreth 6 vjeç humbën jetën pasi makina e tyre ra në lumin Osum.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 14 në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur ura e re.

 

25-vjeçarja, Klaudia Xhaferraj ishte duke lëvizur me një makinë tip “Benz”.

 

Sic treguan pamjet e kamerave të sigurisë, makina përplaset fillimisht me kangjellat anësore të rrugës e më pas bie në ujë nga një lartësi prej afro 10 metrash.

 

Mjeti u fundos në lumin Osum, ndërsa ishin qytetarët ata që vrapuan që t’i nxirrnin nga uji.

 

Në ndihmë të tyre shkuan dhe forcat zjarrfikëse.

 

Pas disa minutash përpjekje, ata arritën ta s’postonin makinën nga zona e thellësisë. Por pavarësisht ndihmës, 25-vjeçarja Klaudja Xhaferraj së bashku me djalin e saj nuk mundën të mbijetojnë.

 

Këto janë momentet kur dy viktimat i nxjerrin nga makina.

 

Grupi hetimor dyshon se 25-vjeçarja po nxitonte drejt spitalit të Beratit për të çuar fëmijën e saj të mitur, por nuk ia doli të shkonte në destinacion.

 

Ajo që bie në sy, është se në këtë aks nuk ka barriera mbrojtëse. Mungesa e tyre bëri që makina të binte në lumë, pasi kangjellat u çanë sapo u goditën nga mjeti ndonëse shpejtësia nuk ishte e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *