E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Humbi kontrollin e mjetit e doli nga rruga, arrestohet drejtuesi

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

 

24 vjeçari i arrestuar është me inicialet E.M., banues në Yzberisht, Tiranë. Sipas policisë, 24 vjeçari duke drejtuar mjetin tip, “Benz”,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeria shtetasja E.S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë