Të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën 20-vjeçarit shqiptar Orgito Lloci, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Kasollet e Apokoronou.

Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.

Lexo edhe :

Related Posts

20-vjeçari u rrëzua në mes të rrugës një sherri me dy 24-vjeçarë grekë, të cilët janë arrestuar dhe nesër pritet të dalin para Gjykatës.

Momenti kur 20-vjeçari rrëzohet

Momenti i rrëzimit të 20-vjeçarit është regjistruar në një video të bërë publike nga Creta24.

20-vjeçari shihet duke ecur teksa e mban një burrë në mes të rrugës. Më pas ai rrëzohet përballë një dyqani dhe burri përpiqet ta ndihmojë.

Të pranishmit thërrasin urgjencën dhe përpiqen t’i japin ndihmën e parë 20-vjeçarit, por ai humbet ndjenjat në sekonda.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe ekipeve të urgjencës që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, Orgito nuk ia doli./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *