Subscribe

Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga vdekja e 20-vjeçares Klea Muxhaj në maternitetin e Gjirokastrës, prokuroria ende nuk ka nisur asnjë hetim. Organi akuzës është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, e cila është nisur drejt Tiranës dhe pritet të dalë gjatë kësaj jave. Ndërkohë familjarët kërkojnë të zbardhet sa më parë e vërteta e vdekjes së të resë.

 

“Prokuroria të hetojë fajtorët e vërtet. Po ashtu dhe spitali të bëj hetimin e tij. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja dhe ende asnjë nga infermierët apo mjekët nuk është pezulluar. Spitali ashtu si prokuroria të bëj hetimin e vet që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të ndëshkohen autorët.”

 

Klea Muxhaj u nda nga jeta pak orë pasi solli në jetë foshnjën e saj. Sipas spitalit të Gjirokastrës shkak u bënë komplikacionet që 20-vjeçarja shfaqi disa orë pas operacionit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *