Serxho Sula, 22 vjeç me origjinë shqiptare humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti tragjik në aksin Seksklou-Volos në Greqi.

Ai humbi kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe doli nga rruga.

Lexo edhe :

Related Posts

I riu shqiptar ka përplasur kokën në bordurat anësore të rrugës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Komuniteti i Volosit është i tronditur pas vdekjes së 22-vjeçarit. Gjithashtu, ekipi i futbollit në të cilin i riu ishte pjesë, i ka shprehur ngushëllimet familjes përmes një deklarate.

Në deklaratë thuhet: Të shkatërruar, ekipi ynë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së lojtarit të ekipit tonë, Sergio Sula, për vdekjen e tij të papritur pasditen e sotme pas një aksidenti automobilistik. U prehtë në paqe dhe dritë qoftë dheu që do ta mbulojë. 

Sula i përkiste ekipit Atromitos që nga viti i kaluar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *