Me rastin e 8 marsit, presidenti Ilir Meta vlerësoi pas vdekjes me dekoratën “Naim Frashëri”, Luiza Dulen, e cila ishte mësuese në shkollën “Selami Kodra” në Arrëz të Devollit.

 

Dule u nda nga jeta në një aksident më 19 dhjetor të vitit2018, teksa shkonte për të dhënë mësim në shkollë.

 

“Në kuadër të Ditëve të 7 dhe 8 Marsit, vendosa të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, Luiza Dule (pas vdekjes), mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.”

 

Meta theksoi se ky vlerësim është një simbol në nderim dhe respekt për mësuesen e paharruar.

 

“Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *