Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e mësueses nga Korça e cila humbi jetën në një aksident rrugor.

 

Në fjalën e tij kreu i shtetit është shprehur se mësuesja Luiza Dule, ishte një nënë e përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.

 

“Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.
I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *