Kampionia me e re e Evropës, Portugalia e filloi me një humbje te papritur fushatën per eliminatoret e botërorit Rusi 2018. Ne ST Jakob park te Bazelit, luzitanet u munden me rezultatin e pastër 2-0 nga Zvicra ne takimin e vlefshëm për Grupin B. Vendasit zgjidhen gjithçka qe ne 30 minutat e para duke gjetur dy here rrjetën. Ne harkun kohor te 6 minutave fillimisht Embolo kaloi ne avantazh te zotet e shtëpisë, ndërsa me pas Mehmedi dyfishoi shifrat. Shenje ne kete mbrëmje edhe pse jo ne aspektin pozitiv la edhe Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq ne minutën e 3 te shtesës. Nje tjetër rezultat surprize ne kete grup ishte barazimi i Hungarisë ne ishujt Faroe 0-0, ndërsa Letonia fitoi ne Andora 1-0. Ne takimin me te rëndësishëm te Grupit A Suedia dhe Holanda e mbyllen ne barazim 1-1 sfidën mes tyre ne Friends Arena te Solna. Ishin skandinavet qe pak përpara përfundimit te pjesës se pare gjeten rrjetën me Berg. Pjesa me e dyte me e mire per miqtë, te cilët jo vetem barazuan shifrat me kapitenin Shnaider ne minutën e 67, por kishin mundësinë te largoheshin me tre piket ne rast se do te ishin me te sakte përpara portës kundërshtare. Nje mbrëmje per t’u harruar per Francën qe ne Borisov u mbërthye ne shifrat e barabarta 0-0 me Bjellorusinë. Rasti me i pastër i mbrëmjes u takoi francezeve ne minutën e 58 kur Oliver Giroud me koke preku traversen. Ndërkohe ne përballjet e tjera Bullgari – Luxemburg 4-3, Bosnje Hercegovina – Estonia 5-0, Qipro – Belgjike 0-3, dhe Gjibraltar – Greqi 1-4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *