Subscribe

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një kamion ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka përfunduar në tokat pranë rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes është përfshirë nga flakët kabina e kamionit. Fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë dhe nuk është lënduar.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mifol, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po shuajnë flakët e kamionit.

 

Kamioni ishte ngarkuar me rërë  bituminoze  në Selenicë .

 

Shkak i aksidentit ka qenë  goma e cila ka pësuar defekt , çarje dhe për pasojë ka humbur kontrollin, ndërsa është përfshirë nga flakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *