Humbet jetën i moshuari me COVID-19/ Viktima e 25 në Shqipëri, zbulohen 19 raste të reja
Rendohet bilanci i jeteve te humbura nga koronavirusi. Viktima e 25 ne Shqiperi eshte nje 90 vjecar i cili nuk ka mbijetuar dot pavaresisht perpjekjes se mjekeve.
Pervecse i prekur nga COVID-19 I moshuari vuante nga hipertensioni, diabeti dhe astma, ndersa prej 11 ditesh ndodhej ne frymemarrje te drejtuar.
Nderkohe nga 252 testime te realizuara ne 24 oret e fundit jane zbuluar 19 raste te reja mes tyre nje personel shendetor ne Kukes, duke e cuar numrin e te prekurve ne 494.
Sipas autoriteteve shendetsore ne dy spitalet COVID po marrin mjekim 48 paciente, 2 me shume se dita e kaluar.
Ministria e Shendetesise apleon qytetaret qe te shmangin levizjet e panevojshme si dhe kontaktet me te afermit, per te nderprere zinxhirin e perhapjes se koronavirusit.




