Vildan Tufi, trajner i shquar i atletikës shqiptare, u nda këtë të dielë nga jeta.

 

Ai vdiq në moshën 75-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Vildan Tufi ishte edhe pedagog i Edukimit Fizik në Universitetin e Shkodrës.

 

Tufi ka nxjerrë shumë kampionë në fushën e atletikës.

Për humbjen e tij reagoi edhe presidenti Ilir Meta. Ai shprehu ngushëllime në “Facebook” dhe tha se Tufi do të mbetet i pazëvendësueshëm.

 

“Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.
Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu. Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *