Subscribe

Besnik Zejnuni pronari 55 vjeçar i lokalit në Velipojë ku ndodhi shpërthimi, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

 

Zejnuni u shtrua në repartin e djegie plastikës në gjendje të rëndë së bashku me të birin 33-vjeçar Hektor Zejnuni i cili vazhdon të jetë në gjendje kritike me djegie të trupit në masën 70 përqind.

 

Për shpërthimin I cili lëndoi dhe 20 persona të tjerë prokuroria nisi hetimet ndërsa sipas raportit të inspektoratit teknik shkak u bë rrjedhja e gazit në  cisternën 1 000 litërshe e vendosur jashtë çdo kushti teknik dhe poshtë shkallëve të lokalit “Il Cavaliero”.

 

Grupi hetimor i ISHT-it bëri të ditur se rrjedhja e gazit shkaktoi shpërthimin e fuqishëm ndërsa bombolat e tjera në nuk pësuan dëmtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *