Video · Vendi
Humb jetën nga koronavirusi 62-vjeçari nga Durrësi
Në ditën e fundit të marsit u shënua viktima e 13 nga koronavirusi në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi se mëngjesin e kësaj të marteje ka ndërruar jetë një 62-vjeçar nga Durrësi. Të hënën në mbrëmje vdiq edhe një 82-vjeçare nga Tirana.
“Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.”
Më shumë video
Reklamë




