E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Humb jetën në plazhin e Golemit turistja çeke

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin shqiptar këtë të hënë ku një shtetase e moshuar çeke ka humbur jetën në plazhin e Golemit.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 ndërsa turistja çeke ende sipas policisë, nuk është identifikuar.

 

Reklamë

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së turistes çeke, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë