E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Humb jetën në Itali punëtori shqiptar, u godit nga rryma elektrike në vendin e punës

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (29 tetor) në Lecce. Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Salent, ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike ndërsa po punonte në një kantier ndërtimi në Via Vecchia Frigole,

Sipas raportimeve paraprake, viktima, e identifikuar si Limos Allushaj, po drejtonte një betoniere. Për shkak të një defekti teknik, betonierja preku linjat e tensionit të lartë.

Si pasojë, punëtori u godit nga një rrymë e fortë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të urgjencës përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur në vend.

Në vendngjarje mbërritën gjithashtu zjarrfikësit, Policia e Shtetit, Karabinierët dhe personeli i specializuar, të cilët po hetojnë për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes tragjike./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh