E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Vendi

Humb jetën në aksident 26-vjeçari

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos, pas një aksidenti të ndodhur në Dibër. Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Lurë e Vjetër kur makina tip “Land Rover” me drejtues Ndriçim Çuku 30 vjeç, ka dalë nga rruga duke sjellë vdekjen e një 26-vjeçari, i cili ishte pasagjer ne mjet. Pas informacionit te marre menjëherë, ne vendngjarje shkuan ekspertët e policisë, të cilët shoqëruan në komisariat drejtuesin e “Land Roverit”. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave te aksidentit, në te cilin humbi jetën i riu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë