Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja. Pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.

U angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96.

Për punën e tij është vlerësuar me një sërë çmimesh si;

Mjeshtër i sportit në vite të Alpinizmit.
Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës.
Urdhëri Naim Frashëri i kl. II .
Aktiviteti i tij shkencor u drejtua në fushën e biologjisë kryesisht në studimin e bimëve makrofite në ujërat e Liqenit të Shkodrës, Bimët e rralla, relikte, endemike në Alpet Shqipëtare, Alpet Ilirike dhe të maleve tjera Shqipëtare. Bimët mjaltoredhe mjeksore e aromatike të veriut. Shfaqi interes të veçantë për nyjen Hidrike të Veriut. Studioi ekosistemin ujor, Bunë- Dri – Kir dhe Liqenin e Shkodrës). I veçantë do të vlerësohet studimi i shndërimit të Lumit të Bunës në lum të lundrueshëm.
Është botues i disa librave me karakter shkencor dhe hulumtues si;
Botime librash
Në të fshehtat e Florës Shqipëtare
-Të reja në Floren e Alpeve Ilirike.
-100 lule, 100 bimë në Alpet Ilirike.
-Themelet e një Medreseje, bashkëautorë me Eljaz Krajen
“Bimët mjaltore të Postribës”

Është themeluesi dhe drejtuesi i parë medresesë “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *