Subscribe

Dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen e dy personave, ndodhën paraditen e kësaj të premteje në Kavajë dhe Durrës. Një 30-vjeçare humbi jetën në vendin e quajtur Përroi i Rikaj në Kavajë, kur makina e saj doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

 

Policia thotë se e reja ndërroi jetë në vend, ndërsa dyshohet se ajo ishte me shpejtësi të lartë.

 

Ndërkohë në Durrës, një betoniere përplasi për vdekje një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

 

Aksidenti ndodhi në lagjen nr.18, të qytetit bregdetar. Policia shoqëroi drejtuesin e betonierës, ndërsa vazhdon hetimi për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *