Një vajze 13 vjeç nga një fshat i thelle i Pukës ka humbur jetën, ndërsa tre fëmijët e tjerë te se njëjtës familje janë sjelle me helikopter ne Tirane. Dyshohet se vajza ka vdekur nga fruthi dhe te njëjtat shenja kishin dhe motrat dhe vëllezërit e saj me te vegjël.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne shtëpi, ndërsa familjaret kane lajmëruar mjekun vetëm pasi 13-vjeçarja kish ndërruar jete. Ndërkohë tre fëmijët e tjerë 11, 16 dhe 17 vjeç janë sjelle këtë pasdite ne Tirane.

 

Gjendja e tyre është jashtë çdo rreziku. Mjeket po kryejnë ekzaminimet për te mësuar nëse fruthi apo diçka tjetër është shkaktar i sëmundjes. Ndërkohë do te verifikohen edhe kartelat e vaksinave pasi fëmijët janë ne moshën qe duhet ti kenë marre dy dozat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *