Një 62-vjeçar ka mbetur i lënduar ditën e sotme, pasi është rrëzuar nga motomjeti ndërsa udhëtonte pranë fshatit Breg i Lumit Shalë në Shkodër.
62-vjeçari M.S ka humbur kontrollin e motomjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë mjeti ëhstë përmbysur.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Rreth orës 14:30, në fshatin Breg i Lumit, Shalë, shtetasi M. S., 62 vjeç, dyshohet se duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti është rrezuar.
Si pasojë është dëmtuar 62- vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





