Subscribe

Ndjesi në lëkura, sekse dhe mendje të ndryshme. Emocione, vrasje, dashuri, te gjitha të rrëfyera nën një sfond të zi. Mimika e personave ndryshëm e rrëfen këtë përmes një rrugëtim artistik që është mirëpritur në të gjithë botën. Dikush e ka njohur dashurinë përmes dhunës, e dikush përmes nënës së atyre që ka vrarë. Intervista në burgje, nën një çadër ku 7 gra ndajnë të njëjtin burrë dhe janë të lumtura, por edhe shumë rrëfime të tjera i gjeni në filmin dokumentar human. Koncepti regjisorial duket i thjeshte, minimalist për disa. Nuk ka pyetje, por rrëfimet ndërthuren bukur me muzikën dhe peizazhin e diversitetin e kulturave që përcjellin vetë të intervistuarit. “Human” do të transmetohet pa asnjë pagesë sot në ora 18.00 në kryeministri dhe të nesër në mbrëmje ju pret tek reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *