Në vetëm pesë vjet të mandatit aktual të Vladimir Putin , nga viti 2018 deri në vitin 2023, rreth 50,000 njerëz janë ndjekur penalisht për deklaratat ndaj tij. Kështu vlerëson hulumtimi i një faqeje ruse të gazetarisë investigative.

Numri e kalon atë të Bashkimit Sovjetik nën drejtimin e Nikita Hrushovin dhe Leonid Brezhnjevin.

“Rusët shpesh kritikohen se nuk i rezistojnë regjimit. Por në fakt, numri i të dënuarve për arsye politike vetëm gjatë mandatit të fundit të Vladimir Putin i ka kaluar normat e BRSS në kohën e Nikita Hrushovit dhe Leonid Brezhnjevit”, shkruan faqja.

Ky numër i referohet personave që kanë vuajtur ndjekje penale dhe administrative, në bazë të neneve të kodit penal dhe administrativ, pa llogaritur ata që janë ndjekur penalisht sipas neneve për rezistencë ndaj policisë apo për shkelje të kufizimeve të vendosura në lidhje me Covid-19.

Artikulli i karakterizon këto persekutime si politike dhe si represione.

Sipas llogaritjeve të projektit, 5613 persona u ndoqën penalisht nga viti 2018 deri në shkurt 2024 me akuza për aktivitet ekstremist, justifikim të terrorizmit dhe të ashtuquajturat lajme të rreme dhe shpifje të ushtrisë ruse.

Rreth 100,000 njerëz u ndoqën penalisht për kundërvajtje administrative, veçanërisht për pjesëmarrje në demonstrata që nuk ishin të autorizuara nga autoritetet.

Në rastin e pushtetit të Hrushovit, gazetarët që bën kërkimin zgjodhën periudhën gjashtëvjeçare nga viti 1956 deri në vitin 1961, gjatë së cilës u ndoqën penalisht 4883 persona. Për periudhën e Brezhnjevit u zgjodh periudha 1968-1973, gjatë së cilës sipas proektit u proceduan penalisht 1057 persona./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *