Erald Kapri, studiuesi i historisë, ka folur për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngjarjet që sollën pavarësinë.

 

Në një lidhje live me studion e lajmeve në Vizion Plus, Kapri tha se historia ka nevojë të studiohet, madje sipas tij edhe vetë figura e Isamil Qemalit e ka një nevojë të tillë.

 

Studiuesi shtoi se në vitet e komunizmit, ndryshimi i historisë ka qenë i qëllimshëm, ku me dhunë u imponua ndryshimi i emrit të Ismail Qemalit.

 

Edhe figura e Isamil Qemalit ka nevojë të studiohet më shumë, të kërkohet më shumë për të. Duhet të kuptojmë një gjë, ndikimi i komunizmit në historinë e shqiptarëve është shumë e madhe. Nisur që nga emri i themeluesit tonë Ismail Qemal bej Vlora, ku iu imponua me dhunë që ai të cilësohet si Ismail Qemal dhe me vendim të posaçëm të 1947 familjes Vlora iu ndalua të mbajë mbiemrin Vlora. Ndaj dhe prej atyre viteve në mënyrë të qëllimshme ai cilësohej si Ismail Qemali dhe pa titillin e vet dhe mbiemrin, bej Vlora. Ta nisim që këtu, ai është Isamil Qemal bej Vlora nuk është Ismail Qemal dhe kjo ishte e qëllimshme nga diktatura.

 

Ismail Qemal bej Vlora nuk ishte vetëm. Pas tij kishte edhe të tjerë që kanë një kontribut shumë të madh, që nga anëtarët e familjes dhe fisit të vet Vlora që kanë një rol të madh sepse në shtëpinë e tyre u ngrit flamuripor edhe deri tek elementë që lidhen me historinë tonë”, tha Kapri.

 

Ai shtoi më tej se: “E sotmja ka shumë probleme. Kjo është një datë që na bashkon të gjithë shqiptarëve. Sot, përtej festës, përtej fjalimeve të politikanëve, është problematike për shqiptarët. Sot ka sfida të reja dhe një nga më kryesoret është mirqënia ekonomike.  

 

Nëse qëllimi i eltitës së parë ishte themelimi i shtetit dhe ja dolën, sot elitat kanë një tjetër rol dhe mesaduket nuk po e arrijnë dot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *