Rusia dhe Anglia mund te përjashtohen nga kampionati europian. Ky është paralajmërimi, i bere nga UEFA lidhur me dhunën e ushtruar nga tifozët e këtyre dy kombëtareve ne ndeshjen e fundit zhvilluar mes tyre ne Velodrome te Marsejës, takim qe u mbyll 1 me 1. Institucioni me i larte i Futbollit Europian nisi nje procedim disiplinor kundrejt dy federative Ruse dhe angleze pas përplasjeve te dhunshme mes dy tifozerive brenda stadiumit. Fansat angleze qe ishin ne stadium hodhën nje tymues ne sektorin e tifozëve ruse, te cilët u përgjigjen ne fillim duke u lëshuar kundër policisë qe ndodhej ne stadiumin Velodrome përpara se te nisnin nje përleshje te vërtetë me rivalet e tyre angleze, duke i dhunuar këta te fundit. UEFA e nisi procedimin ndaj dy federative pikërisht per shkak te kësaj dhune, duke paralajmëruar se ne rastin e pare qe këto tifozeri do t’i perserisnin akte te tilla barbare ne stadium, dy kombëtaret e pozicionuara ne grupin C, mund te përjashtohen nga euro 2016. Reagim i ashpër erdhi edhe nga FIFA qe e konsideroi te papranueshme dhe te turpshme dhunën rreth kësaj ndeshje dhe çdo sfide tjeter ne europian. Por sakaq ka patur nje qëndrim konkret edhe nga qeveria Ruse, e cila nëpërmjet ministrit te sportit Vitali qe e denoi dhunën e qytetareve rus ne Marseje kundrejt tifozëve angleze. “Disa persona kane shkuar ne France jo per te ndjekur ndeshje futboll, kjo është e sigurte. Ky është nje turp per vendin, u shpreh ministri i sportit per agjencinë e lajmeve “Itarf Tas”, duke dhene se nisja e hetimit nga UEFA eshte nje gje e drejte. Duhet theksuar se incidentet ne Marseje nisen dy-tre dite para sfidës Angli-Rusi, ku pati përleshje te shpeshta mes tifozerise te dy ekipeve, por edhe përplasje te dhunshme mes tifozerive dhe policisë vendase. Nje tifoz anglez po lufton me jetën ne spital, pasi mori plage te renda ne kohe ne përplasjet e dhunshme pak para nisjes se takimit ne rrugët e Marsejës, ndërsa shume te tjere u lënduan brenda dhe jashtë stadiumit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *