Subscribe

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, flet per here te pare me detaje per marrëveshjen PD-PS, e cila u arrit vetem pas vizitës se tij te fundit ne Tirane. Sipas zyrtarit te larte amerikan, edhe pse mediat jane treguar bujare, duke i atribuuar atij pjesen kryesore te meritave per marrëveshjen, ajo u arrit fale lidershipit te shfaqur nga drejtuesit e partive.

 

 “Suksesi i shkon liderëve te vendeve qe morën vendime te vështira, si ne rastin e Maqedonisë, ku presidenti Ivanov dha mandatin, ashtu edhe ne rastin e Shqipërisë, ku qeveria dhe opozita rishikuan pozicionet e tyre. Opozita vendosi te marre pjese ne zgjedhje, te cilat u shtynë, ndërsa kryeministri Edi Rama u tregua fleksibel duke bindur opozitën te rikthehej. Kjo ishte pike se pari ne te mire te Shqipërisë dhe shqiptareve, ashtu siç ishte edhe ne te mire te popullit te Maqedonisë.”

 

I pyetur ne lidhje me deklaratat per Shqipërinë e Madhe, zyrtari amerikan theksoi se nuk shikon asnje lëvizje apo dëshire serioze te shqiptareve per nje gje te tille, por ajo eshte thjesht ne kuadër te retorikave. Zyrtari amerikan rikthesoi edhe njëherë se rajoni duhet te tregohet shume i kujdesshëm përballe rrezikut te rritjes se ndikimit rus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *