Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se zgjedhja e ish-spiunit rus, Alexey Kondratyev si raportues për Kosovë në Këshillin Evropian, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave dhe mandatit të KE-së.

 

Përmes një postimi në Tëitter, Hoxhaj, shkruan se zgjedhja e duhur e kësaj pozite është shumë e rëndësishme për Ballkanin.

 

“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian”.

 

Gjitashtu shoqëria civile i ka dërguar letër Këshillit Evropian, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *