Zëvendëskryeministri  i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se lajmi i publikuar nga mediat serbe këtë të dielë është një propagandë, sipas tij nuk ekziston një listë e tillë ku të ndalohet hyrja e zyrtarëve të lartë shtetëror të Serbisë, në Kosovë.

 

Në reagimin e tij Hoxhaj është shprehur se  një liste e tillë nuk ekziston dhe është propagandë e stilit sovjetik, në raport me Kosovën.

 

Ndër të tjera zv-kryeministri ka theksuar se kjo vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia.

 

“Është një propagandë si reagim, pas vendim tonë shumë legjitim për vendosjen e taksës 100 për qind mbi importet serbe!”.

 

Sipas një liste të publikuar në gazetën beogradase “Novosti”, disa zyrtarëve serb duke filluar kryeministrja Ana Brnabiç, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme, ju ndalohet hyrja në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *