Zbulimi dhe sekuestrimi i 137 kilogramëve kokainë është dëshmia e rradhës që tregon se trafiku i drogave të forta në Shqipëri është mjaft aktiv.

 

Tashmë nuk bëhet fjalë për sasi të vogla që tentohet të kalohen përmes portit të Durrësit, por për linja të konsoliduara me konteniere, nga Amerikan Latine drejt Europës, përmes Shqipërisë.

 

Por ndonese ky trafik milionash po kercenon gjithnjë e më shumë sigurinë, deri me tani asnjë nga boset e vertete te krimit te organizuar nuk eshte arrestuar.

 

Gazetari Artan Hoxha nga studio e lajmeve në Vizion Plus ndër të tjera është shprehur se autoritete vendase e kanë të vështirë që ta ndalojnë dh eta identifikojnë një grup të tillë kriminal pasi i mungon stafi dhe teknologjia e Duhur.

 

Këtë herë sipas Hoxhës qëllimi ka qenë që të kapen bosët e trafikut dhe jo thjesht transportuesit pasi ato janë gjithmonë ato që bien në rrjeta.

 

Çfarë detajesh të reja kanë dalë deri më tani për këtë linjë të trafikut të drogës?

 

Jemi ende herët, sepse operacioni nuk ka shumë orë që ka ndodhur dhe pjesa tjetër është në vijim, pasi këtë herë ka pasur mundësi që të vendosin gjurmues. Këtë herë ka qenë synimi që të kapen bosët dhe jo transportuesit, të cilët zakonisht janë ato që bien në rrjetë. Një ngarkesë prej 137 kg kokainë bashkë me përzjerjet shkon diku te 400 kg, me një vlere rreth 400 milionë euro në treg, është një sasi shumë e madhe dhe jo çdo grup kriminal ka kapacitet të përballojë një operacion të tillë. Në Shqipëri ne nuk kemi shumë kapacitete të tilla, sepse një lëvizje e tillë kërkon garanci për ta bërë. Porti i Durrës konfirmohet si një linjë si një arterie që furnizon tregun më të madh dhe më të pasur që është BE, dhe ai është cilësuar si degëzim i rrugës që vjen nga Amerika e Jugut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës.  Mesa duket grupet shqiptare nuk duan të bëjnë më thjesht nxirje të kokainës nga kontenierët që zbarkojnë në Roterdam, por janë fuqizuar në atë masë sa shkojnë direkt në origjinë, e porisisin vete e gjejnë vetë rrugën e ngarkesës e gjejnë vetë linjën ku do ta zbarkojnë dhe e gjithë kjo bëhet për të maksimalizuar fitimin. Dua të theksoj se deri në këto moment është fakt që sin ë rastin e 28 shkurtit të vitit të kaluar nuk janë zbuluar dosjet.

 

Si u ra ne gjurme te ketij rrjeti?

Ka një procedim në Shqëipëri që ka nisur në fillimin e muajit gusht që mund të theksoj se kjo është për pjesën shqiptare një procedim që ka ardhur në një linjë të drogave të forta që  funksionon nga Ekuatori në Drejtim të Shqipërisë. Dhe mbi atë pavarsisht se si vjen informacioni procedimin e nisin autoritetet tona dhe nga ai moment autoritete tona shërbimi I luftës së drogës dhe Prokuroria për Krimet e RËnda kanë kryer kontakte edhe me autoritetet greke kanë lëvizuar edhe agjendë të zyrës së shërbimit kundër drogës në SHBA të cilët janë të instaluar në Athinë. Vetëm në dy muajt e fundit kjo është sasia e 4 më e madhe që kapet, që do të thotë se tashmë ka pasur një devijim të rrugës së zakonshme dhe për këtë gjë janë shfrytëzuar portet greke dhe po ashtu porti I Durrës. Tashmë duket se kjo linjë ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve, tek ne jemi ende në fazën e dokumentimin ka një ide se kush mund të fshihet pas kësaj por që është e pamjaftueshme.

 

Si shpjegohet qe policia shqiptare nuk ka te dhena per keto grupe te fuqishme qe zbulohen vetem nga te huajt?

Së pari dua të theksoj se ky është një aksion I suksesshëm sepse heq  nga tregu 40 milionë euro dhe po ashtu jua heq edhe grupeve kriminale, pra dhe sikur të mos arrestohet asnjë mjafton që grupi kriminal ka pësuar një goditje të madhe, pra I është hequr një sasi e konsiderueshme parash. Unë nuk besoj se autoritetet tona nuk kanë informacion, mendoj se kanë një skedar port ë arrish të godasësh në këto nivele është shumë e vështirë dhe nuk mund të arrish që ti kapësh me një operacion të vetëm. Duhet të ndjekësh lidhjet e tyre duhet të kemi parasysh se autoritete amerikane dhe italiane kanë sukses me persona të inflirtuar, por për referencë para se të vija këtu po konsultohesha me arkivën time dhe për koicidencë autoritetet gjermane vjet në majë kanë kapur njëgrup shqiptar që sillte kokainë nga ekuatori në Gjermani dhe I kapën 1.98 tonë, që futej me banana në Gjermani. Atje ajo që tërhoqi vëmendje ishte se shqiptarët e blinin në Ekuator vetëm 1365 euro kg, një shifer e lire duke menduar se sa është fitimi pot a sjellësh në Evropë një sasi të tillë. Problem që kanë autoritete tona është se këto grupe nuk operojnë në Shqipëri, por thjeshtë e përdorin vendin tonë si një bazë operacionale për aktivitetin e tyre kriminal.

 

Përse policia ndërhyn vetëm në momentin kur janë vetëm pritësit e parë të mallit dhe nuk shfrytëzon zhvillimin e teknologjisë dhe burimet e tjera të saj për ta lënë mallin që të shkojë deri te porositësist e vërtetë pasi deri më tani si në  aksionin e vitit të kaluar dhe atë të sotmin ne nuk kemi të arrestuar të zbuluar dhe se kush qëndron pas këtij trafiku marramendës.

Në pamje të parë si rezultat të vitit të kaluar i shkurtit dhe i këtij viti duket se policët me qerre kanë kapur rastësisht trafikantët me Ferrari se kështu i bie. Organizata të tilla kriminale kanë potencial shumë të madh ekonomik, financiar kanë lidhje shumë të forta kanë asete dhe para që të korruptojnë gjithë zinxhirin e agjensive tona të zbatimit të ligjit dhe nga ana tjetër ende nga ana tjetër shtetërore sepse duhet të kemi politikë dhe një plan strategjik jo vetëm se si duhet të luftojmë kanabisin por trafikun e drogave të forta. Së pari duhet të kemi njerëz të kualifikuar që ne nuk I kemi, të kemi stafin që ende nuk e kemi, mjete financiare dhe teknologji, nuk mund të luftosh me grupe të tilla kriminale me këtë fuqi dhe potencial duke u përpjekjekur dhe përdorur mjetet që përdoren për të kapur një hajdut xhepash në rrugët e kryeqytetit. Edhe në rastin konkret drejtuesit e këtij operacioni dhe prokurori vetë nuk ka pasur besim që ta linte ngarkesën të vazhdonte në rrugën që kishte nuk kishte më mundësi që ta gjende më, ndaj ato kanë vendosur që ta ndalojnë ngarkesën fillestare. Ai që shkon te porti nuk është bosi I drogës ai ka një staf dhe një strukturë të tërë që merret me këtë punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *