Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, është shprehur se Kosova po pret që në Parlamentin Evropian (PE) të përfundojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mund të lëvizet përpara me një vendimmarrje, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen.

 

Ndërkohë pritet që zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të mbahen gjatë muajit maj.

 

Ministrja Hoxha ndër të tjera është shprehur se Kosova gjendet në hapin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave, duke theksuar se shteti ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë vënë për këtë proces.

 

Ajo tha se tani është faza ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të votojnë veç e veç për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sipas saj, shtetet e BE-së po presin që të përfundojnë zgjedhjet në PE dhe më pas të marrin vendim.

 

“Duke parë që jemi në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, asnjë nga shtetet anëtare nuk janë optimiste që do të mund të lëvizim përpara para këtyre zgjedhjeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *