Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

16 Gusht 14:15

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët të mërkurën në Prishtinë tha se kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë për Qeverinë e Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me presion.

 

Ai tha se vendi, megjithatë, nuk do të mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s – dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë – pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Hovenier.

Sipas tij, kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe se një nga synimet më të mëdha strategjike është “ta shohim Kosovën që ka zënë vendin e saj, duke mbështetur Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

“Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”, tha ambasadori Hovenier.

“Prandaj, kërkojmë nga Kosova që tash për tash të zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, qëllimisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe”, shtoi ai.

 

Hovenier iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

 

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

 

Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Në mesin e kërkesavetë BE-së, por edhe SHBA-së, është që Kosova të mbajë zgjedhje të reja në komunat veriore.

 

“Jemi të interesuar të shohim procesin që ecën përpara”

 

Hovenier tha se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe është një nga pikat që është identifikuar nga BE-ja si diçka që mund të shtensionojë situatën në këtë pjesë të vendit, dhe se SHBA-ja pajtohet me këtë kërkesë.

 

“Jemi të shqetësuar sa i përket situatës në veri të Kosovës dhe i kemi kërkuar Qeverisë të marrë masa. I kemi kërkuar edhe Qeverisë së Serbisë të marrë masa për të arritur shtensionim në veri të Kosovës. Ne duam të shmangim trazira, kërcënime të dhunës, dhe gjëra të tjera të cilat pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët për t’u fokusuar në objektivat strategjike, që është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, nga të dyja palët”, tha ai.

 

Hovenier tha se Kosova është zotuar se do të përmbushë pikat e rëna dakord mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarit evropian Miroslav Lajçak, në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri, dhe se SHBA-ja e mirëpret dhe e sheh këtë si hap pozitiv drejt shtensionimit.

 

“Pyetja se si do të mbahen zgjedhjet në veri është pyetje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit votojnë për t’i larguar kryetarët aktualë [peticioni]…ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën para”, theksoi ambasadori amerikan.

 

Hovenier tha se SHBA-ja pret që serbët që jetojnë në veri, kësaj radhe, të marrin pjesë në zgjedhje.

 

Duke folur për kryetarët aktualë të komunave në veri – të cilët tha se SHBA i njeh si të ligjshëm pa marrë parasysh mënyrën se si është zhvilluar situata më pas – ai tha se mendon se asnjë kryetar i zgjedhur me më pak se 4 për qind të votave “mund të ndihet se ka mandat gjithëpërfshirës”./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Hovenier kosove Serbi tensione ne veri

Nga e njëjta kategori

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll

më shumë...

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i Autoriteteve Lokale për Vizion Plus: Të ruhet autonomia vendore

më shumë...

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat që bien ndesh me dialogun

më shumë...

Hashim Thaçi mbetet në qeli, Haga nuk pranon më kërkesa për lirim

më shumë...

One thought on “Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    August 16, 2023 at 7:26 pm

    I NDERUARI AMBASADOR USA NË KOSOVË Z. HOVENIER: KËRKESAT E SHBA-SË NDAJ
    KOSOVËS NUK JANË PRESION?!” ATHUA SE NUK JANË PRESION: PRESIONI OUH, TEK
    KOSOVA TA PRANOJ DHE TA NENSHKRUAJ PËR GJYKATËN SPECIALE, TË DENOHEJ O,
    VETËM UÇK ÇLIRIMTARE DHE TË LEJOHEJ T’LIROHEJ TERË AGRESIONI MË BARËBARË
    TERRORIZMIT SHEKULLOR GJERË HOLOKAUSTET O GJENOCIDALE PËR SHFAROSJEN
    TË MBI 80% A, ENDË QË KËRKOJNË E TENTOJNË 100% TERË O GJERË KOSOVËN DHE
    TROJET ME POPULL KOMBIN MBARË KOMBËTARË MBARË SHQIPTARË?! E TANI DHE
    QË KËRKONI E TENTONI, NËN PRESIONE DHE TENSIONE PAS QEREK SHEKULLI O TË
    RIKTHEHËJ DHE TË RIZHBEHËJ PËRMES ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBË PRAPË
    TEPRAPË QË PAKICËS 3% OKUPATOR, UZURPATOR O PAS ÇLIRIMIT UÇK+USA+NATO
    + DIASPORA SHQIPATRE+MBARË TROJET SHQIPTZARE+BOTA DEMOKKRATIKE AH SI
    ME NDIHMËN E KFOR-IT FRANQEZ ME DHUNË E PËRDHUNË NA PRZUNË DUKE BERË
    PASTRIMIN ETNIK, ME VRASJE E PLASJE DHE NA MBERTHYEN SHUMICËN SHQIPTARE
    AUTOKTONE A, TANI THONI E DONI SE SERBIA FASHISTE DUHEJ TË RIKTHEHËJ EDHE
    TË RIZHBEHËJ TERË LIRIA, PAVARËSIA DHE DEMOKRACIA E KOSOVËS?! ATHUA VALLË
    MOS KJO ËSHTË PADRJTËSIA MË MADHE NDAJ TERË POPULL KOMBIT SHQIPTARË TË
    KOSOVËS DHE MBARË POPULL KOMBIT TË SHQIPTARISË!! A MARRËVESHJA OHRIT O
    HOR FRANKO GJERMANE BRUKSELIT ËSHTË MARRËVESHJE MË E KEQE SI DREQ HEEJ
    E NGJAJSHME ME MARRËVESHJET FASHISTE NACISTE HITLER, STALIN, MILLSHEVIÇ O
    PËR SHKATËRRIMIN DHE SHPARTALLIMIN E TERË POPULL KOMBIT TË SHQIPTARISË!
    T’FALA REUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBO JUGOSLLAVË A,
    MË TËRBIM PËR MEGIM PA KTHIM MARRSHIM GJERË NË AMSHIM NGA BOTËKOTA O
    ZGRIPFARE; TËRSEVRI, PËRSERI, KRYLEGJENDA+HYREGJENDA SHQIPTARE! MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.