Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar këtë të martë në Bruksel e komisionerin për zgjerimin në bashkimin Europian Oliver Varhelyi.

 

Hoti e ka informuar komisionerin për zgjerimin lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

 

Me anë të një postimi në Twitter, Hoti shkruan se zhvilloi një takim thelbësor me Varheilin, ndërsa shkruan më tej se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën drejt integrimit na Bashkimin Europian.

 

Kryeminitri i Kosovës thekson më tej se gjatë takimit ka theksuar nevojën e përmbylljes sa më shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar se qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm sikurse popujt e tjerë, pasi të gjitha kushtet e përcaktara janë përmbushur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *