Në pallatin Elize ne Paris kanë nisur përpjekjet e para për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE i cili u ndërpre dy vjet më parë për shkak të vendosjes se taksës ndaj mallrave serbe.

Kryeministri Avdullah Hoti është pritur këtë të martë nga presidenti Emmanuel Macron, nismëtari i samitit virtual që do të mbahet këtë të premte, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin serb Alexandër Vucic si dhe  përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Komisioni europian ka sqaruar se bashkëpunimi franko-gjerman do të shërbejë si faktor lehtësues në bisedimet që do të zhvillohen mes palëve të dielën e 12 korrikut në Bruksel. Delegacioni kosovar do të kryesohet në tryezën e bisedimeve nga kreu i ekzekutivit, në një kohë kur presidenti Hashim Thaci ka marrë një aktakuzë për krime kufte nga prokuroria speciale e Hagës.

Nderkohe pasdite presidenti serb Alexandër Vucic do të flasë në një konferencë për shtyp mbi bisedimet në kuadër të normalizimit të marrdhënieve me Prishtinën. Pak ditë më parë Vucic ka deklaruar se nuk do të ketë kompromis për njohjen e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *