E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Hoti: Pozita pret votat e deputetëve serbë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ashtu siç u themelua Qeveria me votat e Listës Serbe, edhe këtë herë do të priten votat nga deputetët serbë.

 

Hoti duke komentuar pjesëmarrjen e deputetes së LDK-së  Teuta Rugova në seancën e thirrur nga Haradinaj tha se prezenca e saj nuk është në vijë me qëndrimet e LDK-së.

 

Reklamë

“Kam përshtypjen se është situata sikurse është themeluar Qeveria. Është dashur të dakordohet atëherë formati i Qeverisë me Beogradin, tash po ndodh e njëjta gjë po dakordohet rezoluta e tyre me Listën Serbe që është fatkeqe për shtetin e Kosovës….Unë mund t’iu them që deputetja Teuta Rugova e ka nënshkruar listën për seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, prezenca e saj sot në seancë sot nuk është në vijë me qëndrimet që ka Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm kaq mund t’iu them…Qëllimi përfundimtar i tyre përfundimtar është copëtimi i Kosovës të cilën gjë jemi të vendosur që nuk do ta lejojmë, ne si parti opozitare, si Lidhje Demokratike e Kosovës bashkë me qytetarët e veprimet tona ju “.

 

Ndër të tjera ai theksoi se seanca e thirrur nbga kreu i qeverisë do të zhvillohet dhe se qëllimi përfundimtar i partive në pushtet është copëtimi i Kosovës, por që shton se një gjë të tillë nuk do e lejojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë