E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hoti i dorëzon Kurti detyrën/ Vizita e parë e kryeminstrit të ri në Prekaz

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i dorëzoi  zyrtarisht postin e të parit të ekzekutivit, Albin Kurtit.  Për ta nderuar kryeministrin e ri, në hyrje të selisë së qeverisë u rreshtuan forcat e sigurisë.

 

Një veprim të tillë, raporton Vizion Plus, nuk e kishte bërë Albin Kurti kur Avdullah Hoti u bë kryeministër.

 

Vizitën e parë si kryeministër, Kurti   pritet ta zhvilloje në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

 

Ndërsa zyrtari i parë i lartë që do të takohet me të është ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

 

Shefi i politikës së jashtme i BE-së  Joseph Borrell në një postim në twitter uroi Albin Kurtin duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

Kuvendi i Kosovës miratoi një ditë më parë qeverinë e re që do të drejtohet nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me me 67 vota pro , 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Më shumë video