E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Hoti: Është koha të bashkohemi/ Haradinaj në mbështetje të Thaçit, Veselit e Krasniqit

Ndërsa ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përballur këtë të hënë me Gjykatën Speciale, kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që pavarësisht dallimeve partiake klasa politike te jetë e bashkuar.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Pavarësisht zhvillimeve politike e proceseve në të cilat kalon vendi, si rezultat i dorëheqjes së presidentit të vendit, tash forcat politike duhet bërë bashkë që të japin mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës me pandeminë dhe me problemet ekonomike që vijnë si rezultat i pandemisë”

Reklamë

 

Kryeministri, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ushtruesen  e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për situatën e pandemisë.

Ndërkohë ish kryeministri i  Kosovës ka vizituar selinë e partisë demokratike në Kosovë për të treguar solidaritetin me Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe ish-komandantet e tjerë të UÇK.

“Është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve në tribunal. Gara politike vazhdojnë dhe kemi pasur mospajtime dhe rrugëtime ndaras. Por kam qenë në UCK dhe jam sot UCK. Kjo është një përkrahje. E thashë agjenda politike vazhdon”

Ramush Haradinaj ka theksuar se ende nuk kane nisur bisedimet konkrete për postin e presidentit.

 

 

Më shumë video

Reklamë