Kryeministri Avdullah Hoti zotohet se do jetë ai kryenegociator i dialogut Kosovë- Serbi. Po ashtu ai ka bërë të qartë se nuk do të bëjë gabimet e Albin Kurtit,  duke mos bërë dallime mes SHBA-së dhe BE-së.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta. Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi me të dyja. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht.

Sipas Hotit, mosprania e Kurtit gjatë dorëzimit të detyrës tregoi se ai nuk ka kulturë institucionale.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Kryeministri nuk ishte në zyrë. Ka qenë e pritshme e e beri të ditur që nuk do të qëndrojë. Kjo nuk tregon aspak kulturë institucionale, sepse këto janë procese demokratike. Unë sigurisht në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër dhe kjo është krejt normale.

Ndërsa për Kryetaren e Parlamentit Vjosa Osmani u shpreh se nuk është treguar aspak korrekte me sjelljen e saj muajt e fundit.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Ju i keni parë orientimet e saj dhe sjelljet e saj politike. nuk ka qenë korrekte sjellja e saj në javët dhe në muajt e fundit.

Hoti u bë kryeministër të mërkurën e 3 qershorit me minimum votash të 61 deputeteve. Ai mori detyrën pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar kreun e ekzekutivit, pas rrëzimit të Albin Kurtit më 25 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *