Subscribe

Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh optimist se procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të mbyllet brenda disa muajsh dhe se marrëveshja përfundimtare do të përfshijë njohjen reciproke.

Në një konferencë për mediat Hoti u nënvizoi se, edhe pse kanë patur vështirësi gjatë procesit e bisedimeve, dialogu me Beogradin  është zhvilluar relativisht mirë.

 

AVDULLAH HOTI 

KRYEMINISTER NE  KOSOVE

 

“Atë që e kam thënë vazhdimisht, e them edhe sot, ky është një proces i kufizuar në kohë dhe në kohë është çështje muajsh. Unë besoj që për disa muaj vijmë në fund të këtij procesi. Unë do të doja që në fund të vijmë me marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke ose do të konkludojmë se nuk mund të merremi vesh për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Por pavarësisht sfidave, dialogu është zhvilluar relativisht mirë, me progres në disa prej temave”

 

Hoti shtoi se marrëveshja e 4 shtatorit  ne Uashington,  për normalizim ekonomik me Serbinë, do të zbatohet edhe nëse administrata amerikane do ndryshoje.

 

Unë besoj që e mira në këtë proces është që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në nuk janë ndikuar asnjëherë se cila prej partive, demokrate apo republikane që ka qeverisur. Jam i bindur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Edhe komunikimi që kemi pasur deri tash, gjatë këtyre javëve kemi marrë garanci që marrëveshja që kemi nënshkruar më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet pa asnjë hezitim”

 

Në lidhje me takimin e lidërve për çështjen e presidentit të ri, kryeministri i Kosovës , tha se nuk kanë përcaktuar ende një datë konkrete pasi sipas tij, edhe pse  nuk është një çështje urgjente, ajo është e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *